Create New Playlist

Add a cover pic of your own choice

(Optional)

Name

AI Cover Generator

4 credits

Not enough credits (0/4).

Logout

Are you sure you want to Logout?

Close

Të Kërkoj 1 by duka

SongGPT
Të Kërkoj 1 by duka - Folk,both vocals music cover art

Të Kërkoj 1

Folk,both vocals

0:003:31
Lyrics
Description
Të kërkoj …
Ka kohë që drita jote ndrin
Por unë askund s’të gjej.
Ti je në tokë, këtu mes njerëzve,
unë të kërkoj në qiej.
Buzëqeshja jote si pranverë,
më ndjek pas nëpër netë.
Veç nëpër ëndrra të takoj,
e kurrë s’të kam në jetë.
Shikimi syrit tënd, magji
Që botën ma përmbyt!
Në prag të vdekjes le të jem
Më ngjall veç loti yt!
Dhe hapi yt më ndjek ngado,
më e bukura melodi.
Nëse për botën je një mes tyre,
Për mua…je perëndi!
Endem pas teje, si gjethe vjeshte
Që era lehtë flladit.
Asgjë e bukur mbi këtë dhe’
veç teje s’më mahnit!
Dhe kurrë s’u lodha të kërkoj
dhe pse askund s’të gjej.
Ti je në tokë, këtu mes njerëzve,
unë të kërkoj në qiej.